Vinicius kërkon falje për reagimin pas zëvendësimit në El Clasico
Sulmuesi brazilian i Real Madrid, Vinicius Junior, i ka kërkuar falje tifozëve dhe klubit pas reagimit të tij të ashpër ndaj trajnerit Xabi Alonso, kur u zëvendësua në minutën e 72-të gjatë ndeshjes së “El Clasico” kundër Barcelonës, të dielën. Madrilenët fituan ndeshjen 2:1. “Sot dua t’u kërkoj falje gjithë tifozëve për reagimin tim kur […]
Sulmuesi brazilian i Real Madrid, Vinicius Junior, i ka kërkuar falje tifozëve dhe klubit pas reagimit të tij të ashpër ndaj trajnerit Xabi Alonso, kur u zëvendësua në minutën e 72-të gjatë ndeshjes së “El Clasico” kundër Barcelonës, të dielën.
Madrilenët fituan ndeshjen 2:1.
“Sot dua t’u kërkoj falje gjithë tifozëve për reagimin tim kur u zëvendësova në ‘El Clasico’. Ashtu siç u kërkova falje në stërvitje, dua që bashkëlojtarëve, klubit dhe presidentit, t’u kërkoj falje edhe publikisht. Ndonjëherë reagoj për shkak të pasionit sepse gjithmonë dua të fitoj dhe ta ndihmoj ekipin. Karakteri garues buron nga dashuria që kam për klubin dhe kjo përfaqëson çdo gjë”, tha Vinicius përmes një postimi në platformën “X”.
Vinicius iu bashkua Real Madridit nga Flamengo në vitin 2018 për 38.7 milionë funte dhe deri tani ka shënuar 111 gola në 335 paraqitje për klubin.















