Virusi i “Nilit Perëndimor” në Kosovë, për 4 vite u regjistruan 18 pacientë

Një pacient i moshës 21 vjeçare që kishte rezultuar pozitiv javë më parë me virusin “Nil Perëndimor” e po trajtohej në Klinikën Infektive, pas përsëritjes së analizave pacienti ka rezultuar negativ. Ndërkohë sipas drejtoreshës së Klinikës vendi nuk rrezikohet nga përhapja e infeksionit. Nga 2021 deri në 2025 sipas IKSHPK-së në Kosovë janë regjistruar 18 pacientë me këtë sëmundje.

Ilustrim

Javë më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se një qytetar rezultoi pozitiv me virusin e “Nilit Perëndimor”.

Menjëherë pas rezultateve, 21-vjeçari u hospitalizua e trajtua në Klinikën Infektive për më shumë se dy javë.

Pas shërimit të tij, më s’pati raste të reja.

Se a rrezikohet Kosova nga përhapja e sëmundjes foli drejtoresha e Klinikës Infektive, Vera Berisha Ndrejaj.

“Ky virus bartet përmes mushkonjave dhe shpezëve ndërkohë që tek ne nuk është që është sëmundje endemike apo ndonjë epidemi eventualisht sepse edhe emri tregon që i përketë pjesës afër lumit “Nil” i cili edhe më pas izolohet në shtetet të cilat gjendjen për rreth lumit”, ka theksuar Vera Berisha Ndrejaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Në një përgjigje për televizionin Dukagjini, IKSHPK ka bërë të historinë e rasteve të tilla vitet e fundit në Kosovë.

“Momentalisht nuk ka raste të tjera të dyshuara në Virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë. Në Kosovë, gjatë pesë viteve të fundit (2021–2025), janë regjistruar gjithsej 9 raste të Virusit të Nilit Perëndimor: 7 raste gjatë vitit 2024 dhe nga një rast në vitet 2023 dhe 2025.”

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë rekomanduar për kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe dhe marrjen e masave që parandalojnë infektimin me “Nil”, i cili nuk përhapet nga njeriu në njeri por nga pickimi nga mushkonjat dhe shpezët e infektuar./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika