Vishaj flet për të helmuarit në Malishevë: Gjendja e përgjithshme është stabile

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, ka thënë se gjendja e përgjithshme e personave, që po dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një lokal në Malishevë, është stabile

Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arben Vishaj, ka dhënë detaje për rastin ku dyshohet se janë helmimuar nga ushqimi disa persona në Malishevë.

Vishaj ka thënë se, gjithsej, janë 12 pacientë dhe mosha e tyre mesatare është 8-48.

Ai ka thënë se në aspektin e anamezes, para gjashtë orëve kanë konsumuar ushqim në një lokal në Malishevë.

Vishaj ka thënë tutje se gjendja e përgjithshme është stabile.

“Kemi marrë edhe mbështjetje edhe nga menanxhmenti i ShSKUK-së. Në bazë të të dhënave klinike dyshohet që bëhet fjalë për salmonoroz, por jemi në pritje nga raporti i ShSKUK-së”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika