Viti i ri shkollor, deputetja e PDK-së: Papërgjegjësi, mungojnë libra e ditarët për mësimdhënësit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari ka kritikuar partinë në pushtet për situatën në sektorin e arsimit, pas fillimit të vitit të ri shkollor.

Ajo ka thënë se edhe në ditën e dytë të hapjes së dyerve të shkollave, tekstet ende nuk kanë arritur te të gjithë nxënësit.

Jashari ka thënë se kur shteti dështon pikërisht në arsim, pasojat nuk mbesin në zyrat e Ministrisë.

“Ato i ndjejnë fëmijët, prindërit dhe mësimdhënësit, të cilët përsëri detyrohen të gjejnë zgjidhje për gjëra që është dashur të ishin të zgjidhura shumë më herët. Ditarët për mësimdhënësit mungojnë. Tekstet shkollore ende nuk kanë arritur te të gjithë nxënësit. Orari i mësimit shkurtohet për shkak të temperaturave të larta, sepse institucionet nuk kanë planifikuar me kohë as për kushte që kanë qenë plotësisht të parashikueshme.”, ka shkruar Jashari.

Ajo ka shtuar se për të gjitha këto ka pasur kohë të mjaftueshme për përgatitje, por sipas tij, arsyetimet nuk mjaftojnë.

“Pozitat publike mbartin përgjegjësi. Dhe kur bëhet fjalë për arsimin e fëmijëve tanë, kjo përgjegjësi duhet të jetë shumë më e madhe.”, ka thënë Jashari.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika