Viti i ri shkollor nis me ankesa nga prindërit e nxënësit

1 shtatori ka shënuar fillimin e vitit të ri shkollor në vend. Ky vit filloi me kritika për mënyrën e furnizimit të nxënësve me libra. Megjithatë, këta të fundit pranuan urime nga udhëheqësit e institucioneve

Tekste shkollore

Entuziazmi vërehet në fytyrat e tyre.

Për ta është një ditë e rëndësishme sepse pas tre muajsh pushim, i janë kthyer rutinës së mësimeve e shoqërisë me njëri-tjetrin.

Klasa e shokët nuk kishin ndryshuar, por një shtatori sivjetmë i gjeti nxënësit kosovarë me një formë të re të furnizimit me libra.

Arsa Maloku, nxënëse e klasës së tetë në shkollë n “Xhemajl Mustafa” të Prishtinës e hudhi në pah një problematikë.

“Paret e ministrisë i kam shfrytëzu me ble libra, fletore pune. Neve librat që na ka dhanë shkolla janë krejt në rregull por problemi është që janë të dëmtume dhe nuk munden me u përdorë”, ka thënë ajo.

Kritika për formën e subvencionimit të librave kanë edhe prindërit e nxënësve nga klasa e parë deri në të pestën.

“Mu personalisht nuk më ka bërë shumë problem sepse jam këtu qytetare por po mendoj për nanat që janë pak larg edhe janë në vende rurale, për ta duhet me qenë shumë vështirë, sidomos dikush mundet mos me pas qasje në internet”, ka thënë Learta Kelmendi.

Ankesat, prindërit i kanë adresuar edhe në drejtori të shkollës.

“Kemi pasur, sidomos ditën e djeshme telefonata, komunikime ne grupin e shkollës rreth problematikës që nuk po kanë mundësi me u furnizu me libra, por ne si shkollë kemi gjetë modalitete që në fillim të mos ketë probleme”, ka thënë shpresa Shala.

Pavarësisht ankesave, nxënësit e prindërit janë uruar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Urime u ka dërguar nxënësve në fillimin e kapitullit të ri edhe presidentja Vjosa Osmani. Ajo theksoi se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti, duke përmendur librat dhe punët që sipas tij i ka bërë Qeveria, thotë se me punë e përkushtim do të realizojnë synimin për arsim cilësor.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika