Vitia: Në mbledhjen e bordit të ShSKUK-së, është diskutuar për shkarkimin e Valbon Krasniqit
Bujar Vitia, gazetari nga “Shneta”, në lidhje me paralajmërimet për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se në mbledhjen e së mërkurës ka qenë e planifikuar ndonëse jo si pikë e rendit të ditës, të diskutohet mundësia e shkarkimit të Krasniqit, pas shqyrtimit të raportit të Auditorit për ShSKUK që […]
Bujar Vitia, gazetari nga “Shneta”, në lidhje me paralajmërimet për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se në mbledhjen e së mërkurës ka qenë e planifikuar ndonëse jo si pikë e rendit të ditës, të diskutohet mundësia e shkarkimit të Krasniqit, pas shqyrtimit të raportit të Auditorit për ShSKUK që ka rezultuar me disa parregullsi të evidentuara.
Ai në emisionin “Five”, ka thënë se këto paralajmërime në nivel të spekulimeve kanë qenë më shumë se prej dy javësh, por që në mënyrë zyrtare siç thotë ai është diskutuar në mbledhjen e sotshme të bordit.
Sipas informatave zyrtare nga Bordi, Vitia ka bërë të ditur se nuk është arritur që të shqyrtohet në tërësi raporti në këtë mbledhje.
“Nuk di cili do të jetë epilogu përfundimtar, mirëpo që ka tendenca dhe qëllim të shkarkimit të Krasniqit, mund të them se ka”, ka deklaruar Vitia.
Sipas Vitisë, në ShSKUK vazhdimisht ka pasur ndërhyrje politike, prandaj është e mundshme që të ketë ndikim politik edhe në rastin e Valbon Krasniqit, sikurse që kishte ndikim në emërimin e tij nga Qeveria Hoti.

“Ndoshta ky ndikim politik do të dihet nga emri që do të pasojë Valbon Krasniqin”, ka shtuar ai.
Ndërsa për shifrat alarmante me COVID-19, Krasniqi ka thënë bazuar në analizat e IKSHPK-së, kjo valë e virusit po shkakton simptoma më të lehta.
Ai i ka bërë thirrje ShSKUK-së që të jetë vigjilente dhe të përcjellë nga afër situatën për të për të vënë në kontroll masat anti-COVID19, nëse rritet numri i vdekjeve dhe hospitalizimeve.















