Vitia për dorëheqjen e ish-drejtorit të Auditimit të ShSKUK-së: Kurti i ka ofruar siguri, s’deshi të kthehet
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një deklarim për medie, tha se ish-drejtori i auditimit të ShSKUK-së, Musa Vitija, ka qëndruar për një kohë të gjatë në Gjermani, pasi i ishin djegur dy vetura në oborrin e QKUK-së. Sipas tij, edhe pse vetë kryeministri Albin Kurti i ka garantuar siguri që të kthehet dhe të […]
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një deklarim për medie, tha se ish-drejtori i auditimit të ShSKUK-së, Musa Vitija, ka qëndruar për një kohë të gjatë në Gjermani, pasi i ishin djegur dy vetura në oborrin e QKUK-së.
Sipas tij, edhe pse vetë kryeministri Albin Kurti i ka garantuar siguri që të kthehet dhe të punojë në Kosovë, i njëjti përsëri ka dhënë dorëheqje, raporton EO.
“Kryesuesi i auditimit i cili iu ka djegur dy veturat disa herë në si qeveri kemi shprehur se qëndrojmë prapa tij dhe ai për një kohë relativisht të gjatë ka qëndruar më Gjermani. Në disa kontakte që ka pasur edhe me administratën dhe drejtorin në ShSKUK është pritur që të kthehet. Mirëpo, para një kohe, ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje dhe nuk do të kthehet, nuk i ka paraqitur shkaqet pse nuk po kthehet, mirëpo natyrisht sigurisht kanë të bëjnë edhe me sigurinë, në të cilën, ne nga fillimi ne i kemi thënë se do t’ia ofrojmë dhe nga fillimi i kemi thënë se do t’i qëndrojmë mbrapa në punën e tij të palodhshme për gjetjen e çdo problematike, keqpërdorimi siç ka bërë edhe më herët në QKUK”.
“Unë nga ajo çka kam parë dhe biseduar me administratën me drejtorin e ShSKUK, të gjithë kemi qenë, duke përfshirë edhe MSH dhe kryeministrin, ne kemi qenë në gjendje që në momentin që kthehet t’i ofrojmë të gjithë sigurinë maksimale që i duhet jo vetëm atij, por secilit person të ndershëm që lufton fenomenet negative, keqmenaxhimin, keqpërdorimin në do të bëjmë maksimumin për t’ia ofruar sigurinë e nevojshme për të punuar”, tha ai.
Vitia tha se QKUK-ja pritet që të ndahet nga ShSKUK-ja me statusin e ri pas afatit njëmujor që është i paraparë me dokumente./EO















