Vitia premton se do t’i adresojë kërkesat e infermierëve
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia e ka pritur në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSSHK-së. Sipas njoftimit të MSh-së, temë kryesore e takimit ishin kërkesat e veçanta për infermierë dhe për punonjësit shëndetësorë në administratë. Po ashtu, ata u dakorduan që të fillohet dialogu social […]
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia e ka pritur në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSSHK-së.
Sipas njoftimit të MSh-së, temë kryesore e takimit ishin kërkesat e veçanta për infermierë dhe për punonjësit shëndetësorë në administratë.
Po ashtu, ata u dakorduan që të fillohet dialogu social për t’i adresuar kërkesat e FSSHK-së.
“Të pranishmit u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive, brenda së cilës do të adresohen një pjesë e madhe e kërkesave që sot FSSHK i paraqiti gjatë takimit”, thuhet në njoftim.
Ministri Vitia tha se do t’i adresojë të gjitha kërkesat dhe se Ministria e Shëndetësisë do ta trajtojë me seriozitet të lartë secilën kërkesë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.















