Vitia shpreh ngushëllime për vdekjen e infermieres Fitore Zenelaj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ngushëlluar për vdekjen e infermieres Fitore Zenelaj, duke thënë se ajo do të mbesë frymëzim si të luftohet për ata që përballen me kancer

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ngushëlluar për vdekjen e infermieres Fitore Zenelaj, duke thënë se ajo do të mbesë frymëzim se si të luftohet për ata që përballen me kancer.

Ai tha se ajo do të mbahet mend e do të respektohet gjithmonë.

“Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre”, ka shkruar Vitia.

Fitore Zenelaj është përballur për disa vite me sëmundjen e kancerit dhe ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijesimin mbi luftën ndaj kësaj sëmundjeje. Ajo ka lënë pas vetes bashkëshortin dhe tri vajzat.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika