Vitia: S’kemi mungesë të insulinave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se nuk ka mungesë të insulinave pavarësisht seçështja e mungesës së insulinave është problem që disa vite, por megjithatë, për momentin ka furnizim me insulin

Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë të enjten e 9 shkurtit se ” momentalisht nuk kemi mungesë dhe se çështja e mungesës së insulinave është problem që disa vite, por megjithatë, për momentin ka furnizim me insulin.

Vitia tha se furnizimi me insulin ka qenë procedure emergjente, të cilën e kanë bërë.

“Fatkeqësisht po vazhdon një sagmë në këtë problem. Besoj që të gjithë e dini, lënda është kthyer disa here nga OSHP-ja dhe atë ne si ministri çka e kemi bërë, kemi kërkuar të respektohet ligji. As më pak dhe as më shumë. Ne nuk guxojmë si ministry të bëjmë procedane të rrezikshme, të cilat pastaj do të kishin impact edhe në sfera të tjera dhe do të uleshin nivelin e monitorimit e besa edhe rrezikonin edhe cilësinë rrjedhimisht edhe shëndetin e qytetarëve” është shprehur Vitia.

Nuk do të ketë dështim në raport me furnizim me barna në kujdesin primar ka thënë ai.

Ndërsa, sa I përket kujdesit sekondar, Vitia u shpreh se kanë pasur disa takime edhe me bordin e ShSKUK edhe me drejtoreshën dhe shtoi se janë në fazën e fundit të planifikimit për këtë çështje.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika