Vitia viziton Klinikën e Kardiokirurgjisë, tregon se çfarë po punohet

"Çdo ditë punë të reja për transformimin e plotë klinikë për klinikë".

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Përmes një postimi në Facebook, Vitia i ka numëruar punët që po bëhen për transformimin e kësaj klinike.

“Klinika e Kardiokirurgjisë – gjithçka në transformim. Është ulur lista e pritjes për pacientët nga 1 vit në 3 muaj. Aktualisht po punohet në renovimin e riorganizimin e klinikës në tërësi. Në mjekimin intensiv të klinikës u rrit numri nga 4 në 10 shtretër. Dhomat për infeksione të rënda po izolohen sipas standardeve evropiane.

Sallat e operimit janë në proces të renovimit e riorganizimit në përputhje me nevojat dhe standardet kardiokirurgjike. Numri i shtretërve në repart është rritur. Klinika do ta ketë depon për barna, hapësirën për materiale kirurgjike, arkivin dhe dhoma për personelin shëndetësor. Janë duke u riorganizuar sporteli edhe po bëhen nyje sanitare të reja”, ka listuar Vitia.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika