Vitija për vdekjen e foshnjës në Pejë: Qysh mos me dyshu prindi, kur u kthyen në punë punëtorët që dyshohet se e vendosën trupin e foshnjës në lavatriçe

Gazetari Bujar Vitia në emisionin "Five"

Gazetari hulumtues në sektorin e Shëndetësisë, Bujar Vitija ka reaguar pas vdekjes së foshnjës në Spitalin e Pejës. Ai ka thënë se gjithsecili prind ka të drejtë të dyshojë kur e di që punëtorët që ishin suspenduar për futjen e foshnjës në lavatriçe janë rikthyer në punë.

“Secilit prind që i vdes foshnja në këtë spital, mundet me i pasë dyshimet e njëjta”.

Më tej, gazetari hulumtues ka treguar se menaxherët e Spitalit të Pejës, sipas tij, janë të afërt me partinë në pushtet.

“Ky është imazhi i këtij institucioni pas skandalit me foshnjën ne rrobalarëse. Menaxherët e spitalit të afërt me partinë në pushtet u kursyen, ndërsa para disa ditësh u kthyen në punë punëtoret që dyshohet se e vendosen trupin e foshnjës në lavatriçe”, ka shkruar Vitija në rrjetin e tij social në Facebook.

Vitja ka përfunduar duke thënë se “Qysh mos me dyshu prindi”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për Portalin Dukagjini ka thënë se dyshohet se në Spitalin e Pejës një foshnjë ka lindur e vdekur.

Ndërsa, sipas tij, prindi i foshnjës e ka fajësuar stafin mjekësor dhe me urdhër të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar për obduksion për hetim të mëtutjeshëm.

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor”.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Foshnja e vdekur futet në rrobalarëse, Prokuroria e Pejës nis hetimet

 

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika