“Vitin e kaluar janë ngreh disa frena” – Munishi dhe Lumi “përplasen” në Duelin Sportiv
Rivaliteti i madh për kreun e tabelës në Superligë ishte arsyeja pse opinionisti Alban Lumi dhe analisti/trajneri Ismet Munishi janë “përplasur” në studion e emisionit “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini. Lumi, tha fillimisht se “sivjet çdo tifozi të Ballkanit i ka shku për shtati fitorja e Gjilanit ndaj Dritës”. Teksa, Munishi u përgjigj “i ka […]
Rivaliteti i madh për kreun e tabelës në Superligë ishte arsyeja pse opinionisti Alban Lumi dhe analisti/trajneri Ismet Munishi janë “përplasur” në studion e emisionit “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.
Lumi, tha fillimisht se “sivjet çdo tifozi të Ballkanit i ka shku për shtati fitorja e Gjilanit ndaj Dritës”.
Teksa, Munishi u përgjigj “i ka shku për shtati rivaliteti që kanë këto dy skuadra.
Duke ironizuar, Munishi shtoi “i ka shku për shtati edhe vitin e kaluar, janë ngreh disa frena të dorës”.
Kurse, Lumi tha “edhe premitë janë të lejueshme”.
Teksa, Munishi po ashtu deklaroi “unë jam për luftë sportive”. Ti je shumë i aftë kur ta lëshon CD-në. Nuk kemi cka të diskutojmë”.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të dielë me fillim nga ora 22:00.
Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.















