Vitin e kaluar u shkyçën mbi 2 mijë kyçje ilegale në ujësjellës, afro 500 tjera janë duke u proceduar për në prokurori

Arsim Fetahu nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka thënë se sfidë tash e sa kohë e kanë me kyçjet ilegale dhe borxhin e madh nga konsumatorët, ndonëse për këtë të fundit kanë arritur ta ulin stokun

Afër 500 raste të keqpërdorimit me ujë të pijshëm është duke i trajtuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” për t’i proceduar për në Prokurori, ndërsa vetëm vitin e kaluar janë shkyçur mbi 2 mijë e 200 kyçje ilegale, ka bërë të ditur kryeshefi i kompanisë, Arsim Fetahu.

Fetahu ka thënë se sfidë tash e sa kohë e kanë me kyçjet ilegale dhe borxhin e madh nga konsumatorët, ndonëse për këtë të fundit kanë arritur ta ulin stokun.

E për t’i luftuar këto keqpërdorimet, Fetahu thotë se kanë rritur numrin e inspektorëve.

“Ka qenë mobilizim i madh i KRU ‘Prishtinës’ gjatë vitit 2023 në gjetjen dhe shkyçjen e konsumatorëve ilegal që më veprimet e veta përveç se kanë dëmtuar kompaninë e edhe konsumatorët e rregullt. Në 2023 kanë ndodh mbi 2200 shkyçje ilegale të natyrave të tilla të ndryshme dhe ne do të vazhdojmë fuqishëm këtë drejtim. Kemi rritur numrin e inspektorëve e bashkë më polici do t’i luftojmë këto dukuri”, ka deklaruar ai.

Duke folur për vlerën e inkasimit, Fetahu është shprehur se kanë arritur ta rrisin krahasuar me vitet e kaluara.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këtë vit inkasimi është 100 për qind.

“Për fat të mirë, borxhi më 31 dhjetor të vitit 2023 është më i vogël se ai i 31 dhjetorit 2022. Kjo lë të nënkuptoj që shkalla e inskasimit ka qenë mbi 100 për qind. Është hera e parë që ndodh në KRU një gjë e tillë e shpresoj të vazhdoj. Ata që nuk kanë paguar, iu bëj thirrje e kërkesë që le të fillojnë për pagesë, le të bëjnë riprogramim të borxhit e ata që s’kanë mundësi ta paguajnë sepse ne do vazhdojmë me aksione të shkyçjes”, ka shtuar Fetahu.

Fetahu përmendi edhe investimet kapitale për të cilat tha se prekin shifra të ndryshme milionëshe nga Qeveria gjermane dhe ajo e Kosovës.

“Projektet kapitale kanë ecur mirë, të lidhura me projektin e ujërave të zeza, kemi marrë 42 milionë nga qeveria gjermane, nga qeveria e Kosovës me 0.5 milionë fonde të cilat i kemi realizuar me sukses edhe gjate këtij viti kemi nënshkruar marrëveshje për bordin e fondeve 1.3 milionë euro dhe pritet të ketë investime të ardhme, që do sigurojnë furnizim me ujë të pijes me cilësi të lartë. Gjatë këtij drejtimi jemi shumë mirë sa i përket investimeve kapitale, kemi ngritur edhe fondet vetanake në 2.5 milionë nga KRU ‘Prishtina’ si rezultat i shkallës së lartë të inkasimit, kuptohet edhe përkrahjes së qeverisë, dhe besoj që ky vit do jetë më i suksesshëm se viti paraprak”, u shpreh Fetahu. /EO

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika