Vizita e Chollet, paralajmërimi i fundit për Kosovën e Serbinë

Derek Chollet, këshilltar i lartë i Departamentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, do të vizitojë Kosovën më 11 janar. Arsyeja kryesor e vizitës së tij në Kosovë e pastaj në Serbi është mundësia e vazhdimit të dialogut mes dy vendeve, përfshirë arritjen e një marrëveshje. Për njohësit e çështjeve politike, ardhja e tij do të jetë edhe mesazhi i fundit për dy shtetet

Infektimi me COVID-19 ia pamundësoi vizitën në Kosovë fundvitin e kaluar, këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit.

Por, Derek Chollett ashtu siç kishte paralajmëruar do ta realizojë këtë vizitë dhe në Prishtinë do të vijë këtë të mërkurë më 11 janar.

Me çështjen e barrikadave dhe veriut të zgjidhur, tashmë Chollet pritet që  vizitën e tij ta fokusojë në vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse vizitën e zyrtarit të lartë të Qeverisë amerikane nuk e ka komentuar Qeveria e Kosovës por sipas njohësve të çështjeve politike në Kosovë, kjo vizitë është vërejtja dhe mesazhi i fundit për shtetet.

Milazim Krasniqi, Profesor i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ka thënë se“ Gjatë këtyre ditëve pritet një ofensivë e madhe diplomatike në Kosovë. Do të ketë presione,   prezencë me shumë gjatë këtyre ditëve. Të dy palët e kanë mjaftë të qartë ardhjen e  tij në Kosovë. Deri tash kemi pa arrogancë nga të dyja palët dhe kjo e ka eskalu edhe situatën”.

Ndërsa analisti, Gazmir Raci ka thënë se: “ Mesazhi kryesor do të jetë rikthimi i palëve në tavolinën e dialogut dhe masazhi i dytë do të jetë fillimi i diskutimit për planin franko-gjerman. Është ideale që pas tendencave për destabilizim të veriut që palët t’i rikthehen dialogut dhe të arrijnë dakordimin për të cilin i patën dakorduar në Bruksel që deri në fund të pranverës të ketë një përfundim të këtij procesi. Kemi hyr në gjashtë mujorin e  parë të këtij viti dhe është vitit përfundimtarë që duhet të përmbyllet procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë”.

Siç ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit ai do të ketë takim me zyrtarë qeveritarë por edhe liderë të tjerë politikë e shoqërinë civile.

Javën e kaluar, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier në një bisedë me gazetarë, duke folur për zgjidhjet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nuk ka përjashtuar mundësinë që  për këtë të flasin siç ka thënë ai edhe ‘me të gjithë hisedarët për këtë, duke përfshirë partitë opozitare dhe OJQ-të.

Derek Chollett pas Kosovës, vizitën e tij do ta vazhdojë në Serbi.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika