Vizita e zyrtares së DASh-it, fokusi te çështjet kritike për marrëdhëniet Kosovë-ShBA

Zëvendësndihmëssekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, po qëndron për vizitë në Kosovë, njoftoi ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Zëvendësndihmëssekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në platformën X, ku shkroi se vizita e saj ka të bëjë me çështjet kritike për marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

“Është kënaqësi të mirëpresim Zëvendës Ndihmës Sekretaren Nicole Chulick në Kosovë. Chulick mbikëqyr zyrat për Evropën dhe Azinë Jugore/Qendrore në Byro-në për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë në Departamentin e Shtetit. Gjatë vizitës së saj, Chulick do të përqendrohet në çështje kritike për marrëdhënien tona dypalëshe, duke përfshirë të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.

Nicole Chulick është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti pritet të takohet në orën 14:30.

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika