Vizita e zëvendësministrit të Jashtëm të Federata Ruse, Aleksandër Grushko në entitetin Republika Srpska të Bosnjës dhe Hercegovinës ka nxitur reagime dhe shqetësime të reja lidhur me thellimin e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit.

Pas takimit në Banja Llukë me udhëheqësit lokalë, përfshirë Millorad Dodik, Grushko e cilësoi si “nder të madh” pritjen dhe theksoi se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Republikës Srpska mbështeten në “lidhje historike dhe fat të përbashkët”.

Megjithatë, analistët paralajmërojnë se retorika e tillë shpesh përdoret për të justifikuar afrimin politik dhe strategjik të një entiteti brenda Bosnjës dhe Hercegovinës me Moskën, në një kohë tensionesh të larta gjeopolitike.

Në deklaratat e tij, Grushko foli për përparim në bashkëpunimin tregtar, ekonomik dhe arsimor, si dhe për plane konkrete në të ardhmen. Por, kritikat fokusohen në faktin se këto marrëdhënie po zhvillohen paralelisht me përpjekjet e Rusisë për të zgjeruar ndikimin e saj politik në rajon, shpesh në kundërshtim me orientimin euroatlantik të vet Bosnjës dhe Hercegovinës.

Veçanërisht problematik konsiderohet qëndrimi i Millorad Dodik, i cili prej kohësh mban lidhje të afërta me Kremlinin dhe shpesh sfidon institucionet shtetërore të Bosnjës. Kritikët e shohin këtë vizitë si një tjetër dëshmi të përpjekjeve për të forcuar një bosht politik që mund të destabilizojë më tej rajonin.

Grushko gjithashtu deklaroi se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet me Republikën Srpska, një qëndrim që shihet si sfidë e hapur ndaj politikave të Bashkimi Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në këtë takim morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë lokalë dhe diplomatë rusë, përfshirë ambasadorin në Bosnje, Igor Kalabukhov.

Република Српска неће дати сагласност за увођење било каквих санкција Русији и нема намјеру да буде члан НАТО, јер води политику војне неутралности.

Присуствовао сам данас састанку делегације Републике Српске и делегације Русије, коју је предводио замјеник министра иностраних… pic.twitter.com/uM8eRbuphw

— Милорад Додик (@MiloradDodik) April 21, 2026