Vizita në Pentagon, Haradinaj: Kosova synon që të jetë anëtare e NATO-s

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me drejtorin kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropë dhe politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz, të cilit ia ka kumtuar synimin e Kosovës për të qenë anëtare e NATO-s në rresht me shtetet prijëse të lirisë dhe demokracisë në botë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me drejtorin kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropë dhe politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës dhe është shprehur se synimi i Kosovës është që sa më shpejt të jetë anëtare e NATO-s.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e parezervë e cila rezultoi me formimin e Ushtrisë së Kosovës, potencova edhe një herë se synim i Kosovës është që sa më shpejt të jemi anëtar i NATO-s, në rresht me shtetet prijëse të lirisë dhe demokracisë në botë”, ka shkruar Haradinaj.

Ndër të tjera, i pari i AAK-së ka theksuar se i ka falënderuar për djemtë dhe vajzat amerikane që shërbejnë në Kosovë. Me theks të veçantë, Haradinaj ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm të ShBA-së në forcimin dhe avancimin e FSK-së.

“Në takim shpreha falënderimet më të larta për djemtë dhe vajzat amerikane që shërbejnë në Kosovë. Kërkova nga z. Winternitz që angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë i vazhdueshëm”, ka theksuar Haradinaj.

Ndërsa, është shprehur se vizita në Pentagon dhe takimi me Winternitz ka qenë një nder për të dhe i një rëndësie të veçantë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika