Ish-ministri i mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, gjatë detyrës së tij si ministër kishte vizituar shumë familje të dëshmorëve nëpër qytete e fshatra të Kosovës.

Mehaj ka falënderuar të gjithë dhe është lutur që të shihen vetëm “për të mirat e vendit dhe kombit”.

“Edhe një herë falemnderit dhe ju priftë e mbara të gjithëve juve e familjes e ishallah veq mbarë e mirë shihemi për të mirën e vendit, për të mirën e vendit dhe për të mirën e kombit”, ka përfunduar Mehaj.

Më poshtë mund të gjeni disa foto të shkrepura në disa familje të dëshmorëve kur tashmë ministri Mehaj i kishte vizituar sa ishte në detyrë.

Ndryshe, Armend Mehaj, shtetas norvegjez me prejardhje nga Kosova, ishte emëruar në detyrën e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e kryeministrit Albin Kurti pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021.

Ndërsa, ditë më parë ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij duke e arsyetuar atë me “shkaqe familjare”.