Vjen edicioni i 7-të i Shqip Hop në Zone Club

Nuk mund të mungonte as këtë verë, neja “Shqip Hop” me muzikë 100% shqip, nga DJ-të më të mirë shqiptar

Nuk mund të mungonte as këtë verë, neja “Shqip Hop” me muzikë 100% shqip, nga DJ-të më të mirë shqiptar. Kjo traditë e krijuar nga Zone Club sivjet vjen në ediconin e 7-të, me dj si: DJ FLOW, DJ PAMON, DJ DEEZY dhe DJ DIRTY. Eventi mbahet të dielën, më 6 gusht dhe nëse marrim për bazë edicionet e kaluara të Shqip Hop, atmosfera padyshim që edhe kësaj radhe do të jetë e zjarrët.

“Idea e këtij koncepti ka nis para 6 vitesh kryesisht me kërkesë të shokëve e shoqeve nga diaspora, edhe pas diskutimeve me ekipën e kemi pa që diçka e tillë përveç që është e mundur është edhe 100% origjinale. Është me t’vërtetë nejë e veçantë, prej hapjes së CLUB-it në ora 11:30 e deri rreth orës 5-6 mëngjes, të ketë 100% muzikë shqip, krijohet një atmosferë shumë e zjarrtë, n’shikim të parë kur e mendon nuk ta merr mendja që një nejë mundet me u mbajtë veç me hite shqip, po duhesh me kon në nejë për me pa se jo që është e mundur po edhe është prej nejave ma të mira”, tha Petrit Kllokoqi, pronar në Zone Club.

E veçanta e kësaj neje është se audienca dëgjon hitet e muzikës shqipe, kryesisht Hip Hop e RNB, prej atyre të viteve të 90ta e deri te këngët e publikuara së fundmi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika