Vjosa Osmani: Qëllimi i Serbisë është të paraqesë Kosovën, punë të papërfunduar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në njëvjetorin e saj në krye të Presidencës, ka mbajtur një konferencë për media. Ajo ka deklaruar se qëllimi i Serbisë është ta ngadalsojë procesin, duke e paraqitur Kosovën si punë të papërfunduar. Ajo ka theksuar se nuk mund të garantojë se si do të sillet Serbia në lidhje me njohjen reciproke, por mund të garantojë për qëllimin e Kosovës

“Unë mund të garantoj për vullnetin e qartë të Republikës së Kosovës së njohjes reciproke, por nuk mund të garantojë si do të sillet Serbia. Sepse sjelljet e deritanishme kanë treguar që qëllimi i tyre është që të zvarritet procesi, në mënyrë që Kosovën ta paraqesin si punë të papërfunduar”.

Nga ana tjetër, Osmani ka shtuar se të mos të harrojmë se me kë kemi të bëjmë punë dhe që asnjëherë nuk mund të garantohet për palën tjetër në këtë proces.

Po ashtu, si udhëheqëse e politikës së jashtme, Osmani ka thënë se ka punuar për të siguruar një përfaqësim dinjitoz dhe krenar në çdo cep të botës.

“Jam angazhuar që zëri ynë të dëgjohet edhe te vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë tonë”, është shprehur Osmani në konferencën për media.

Ajo, gjithashtu, ka theksuar se është angazhuar edhe në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, ndërgjegjësimin dhe adresimin e sfidave me të cilat përballen fëmijët me nevojat e veçanta, dhe rritjen e vetëdijes mbi kërcënimet që i kanosen shëndetit tonë nga shkatërrimi i ambientit.

Osmani sa i përket antarësimit të Kosovës në NATO,  theksoi se është proces shumë më i komplikuar.

“Anëtarësimi në NATO është proces shumë më i komplikuar sepse kërkon votim dhe vendim me unanimitet të plotë dhe në NATO janë ende katër shtet që nuk e kanë njohur Kosovën. Hapat tanë natyrisht në radhë të parë janë sigurimi që t’i plotësojmë të gjitha kriteret për anëtarësim, e dyta synojmë të anëtarësohemi në PFP, por Kosova ende nuk ka marrë pjesë për t’u anëtarësuar” shtoi ajo.

Osmani gjatë konferencës, gjithashtu, është pyetur nëse është ndonjë propozim për Kryeprokurorin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe se a është duke e monituruar përzgjedhjen. Ajo është përgjigjur se është e rëndësishme që integriteti të dëshmohet, jo vetëm të flitet, në mënyrë që Kosova të ketë një Kryeprokuror që drejtësinë e ka udhërrefyes në punën e vetë.

Por Osmani deklaroi se nga Këshilli Prokurorial nuk i është propozuar asnjë emër zyrtarisht.

Më 4 prill të vitit 2021, Vjosa Osmani, që ishte deputetja më e votuar nga zgjedhjet e atij viti, mori besimin e deputetëve për të qenë presidente 5 vjeçare e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika