Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, sot vendosi pro bashkëpunimit me Vjosa Osmanin, madje duke e lënë si bartëse të listës dhe kandidate për Presidente. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili e propozoi para Këshillit, tha që Osmani në listë do të hyjë bashkë me 19 kandidatë të tjerë për deputetë, ndërsa u shpreh i hapur edhe për bashkëpunime të tjera

Objekti në të cilin zakonisht mblidhet numër i madh njerëzish, të shtunën u rezervua nga LDK, e cila po ashtu do të shënonte një bashkim politik me Vjosa Osmanin.

Shpejtë, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, nisën të hynin në sallë.

Pastaj, edhe kryetari Lumir Abdixhiku, që u shpreh optimist për rrugën para.

“Ditë e madhe për LDK-në. Të gjithë do ti bëjmë bashkë”, ka thënë Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK-së.

Por, në fakt të gjithë s’u bënë bashkë as në sallë.

Kur delegatët u rehatuan, u vërejt mungesa e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit.

Sidoqoftë, Abdixhiku e prezantoi planin për bashkëpunimin me Osmanin.

“Kam propozuar që LDK të garojë me presidenten Osmanin si kandidate për presidente. Njëkohësisht bartëse të listës, dhe me mua si kandidat për kryeministër’’, ka thënë Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK-së.

Kur duartrokitjet përfunduan, radha do t’i vinte edhe votimit të këtij propozimi, procedurë të cilën nuk deshën ta kryejnë në prani të mediave.

Andaj, kur takimi përfundoi, Abdixhiku tregoi që propozimi iu miratua, me 103 vota për.

“Do jetë bartëse e Listës, dhe do të jetë vet e 20-ta, dhe do ketë ndarje proporcionale”, ka thënë Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK-së.

Pastaj, Abdixhiku komentoi edhe për mungesat e Hotit dhe Bajramit.

“Ata janë pjesë e listës së LDK-së. Nuk mund të jesh pjesë e listës edhe kundër. Nëse je kundër, i del përballë”, ka thënë Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK-së.

Pas miratimit në Këshill, Abdixhiku paralajmëroi edhe daljen e parë publike bashkë me Vjosa Osmanin.

“Ju presim të dielën nga ora 18:00”

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika