VLEN: BDI të ndalojë dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Koalicioni VLEN ka dënuar incidentin ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit dhe ka akuzuar BDI-në për shpërndarje të lajmeve të rrejshme, duke bërë thirrje që opinioni të ndjekë faktet dhe të mos bie pre e propagandës

Foto ilustrim

Koalicioni VLEN ka dënuar incidentin e së enjtes ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit dhe njëkohësisht kërkojnë nga BDI-ja që të mos shpërndajë lajme të rrejshme për këtë rast.

VLEN-i ka theksuar shqetësimin se si një parti politike në Maqedoninë e Veriut, konkretisht BDI, “po përdor gënjeshtra dhe manipulime në përpjekje për të dëmtuar vetëm VLEN-in, pa u shqetësuar për pasojat që mund t’i sjellë Kosovës”.

VLEN-i i ka bërë thirrje opinionit që të ndjekë faktet dhe jo propagandën e BDI-së.

“Faktet janë si më poshtë:

  1. MPB dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit, por kjo është në kompetencë të koncesionarit, në këtë rast TAV-it.
  2. Sipas Konventës së Vjenës, udhëheqësit shtetërorë kanë trajtim të veçantë gjatë udhëtimit, por detajet e protokolleve të sigurisë i përcakton koncesionari i aeroportit.
  3. Një keqkuptim i ngjashëm ka ndodhur edhe kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, pse BDI-ja nuk flet për këtë?

Dhe e ftojmë BDI-në të përgjigjet nëse gjatë udhëtimeve të tyre kanë shmangur skanerat”, theksojnë nga VLEN.

Nga atje i bëjnë thirrje BDI-së të ndalojë përhapjen e manipulimeve dhe të ndalojë dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa opinionin e ftojmë të mos bie pre e propagandës së BDI-së”.

“Trajtim jodinjitoz për presidenten Osmani”, MPJD pret sqarime zyrtare nga Maqedonia e Veriut

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika