Analisti Dibran Hoxha, në emisioni Debat Plus, i ka vlerësuar ministrat e Qeverisë Kurti II, ku fillimisht për performancë jo të mirë e ka shenjëzuar me X ministres se Ekonomisë Artane Rizvanolli për shkak se edhe me herët ai kishte protestuar kundër saj.

“Asnjë nismë për energjinë dhe këta dimrat e vështirë që janë duke na pritur”, i ka treguar arsyet Hoxha tek sa ka shtuar se gjatë një viti nuk ka pasur as një punë konkrete nga ministrja Rizvanolli.

Sipas tij, ministrja e Energjisë iu kishte ofenduar inteligjencën kur ka thënë të izolonin shtëpitë.

Me tej ai ka pasur kritika edhe për ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, që sipas tij ai nuk bërë diçka që nuk i duhej Ministrisë së Mbrojtjes.

“Këta me gjasë kanë kontaktuar këshilltar të cilët i kanë marrë afër vetës zyrtarë të piarit, që me dal me statuse e vizita e mos me bo asgjë konkrete”, ka shtuar ai për Ministrin Mehaj.

Edhe për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun ka thënë se sipas tij nuk ka realizuar asnjë projekt. “Nëse dosjet i ka dërguar në prokurori është mirë që edhe qytetarët të dijn se çfarë ka aty dhe për çfarë krimi edhe korrupsioni bëhet fjalë”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas tij, ministri Aliu kishte bërë një skandal kur kishte nënshkruar marrëveshje me kolegjin UBT, ku në të ishte dhe profesor.

Ndërsa ai ka vlerësuar edhe ministra që sipas tij, janë për tu duartrokitur siç është ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. “për vullnetin edhe përkushtimin për Byronë për konfiskimin e Pasurisë se pa Justifikueshme  edhe iniciativat tjera ligjore”.

Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin e ka markuar edhe për të mirë edhe për të keq, si një lloj abstenimi sipas tij për dy arseje” e para sepse për dy vite  ka pasur mundësi që t’i bëjë reformat në arsimin parauniversitarë, që të testohen edhe vlerësohen mësimdhënësit e që mos kemi hapësirë me analiza por t’i kishim statistikat se kush e meriton vendin e punës“.

Sipas tij, Nagavci ka dështuar në realizimin e çerdheve edhe atyre që i kanë premtuar edhe për këtë e ka markuar me të kuqe.

Por Hoxha tregon pse ka markuar edhe me të gjelbër Nagavcin, që sipas tij, ajo ka nënshkrua udhëzimi administrative që të gjithë stafet akademik në të gjitha universitetet publike që t’i ngarkojnë punimet e doktoratës dhe punimet shkencore.

“Nisma për vettingun në arsimin e lartë, verifikimi i titujve akademik, verifikimi i të gjitha plagjiaturave”, ka shtuar ai.

Tutje ai ka vlerësuar për performancë të mirë ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sevçlen. Ndërsa ministren e Punëve të Jashtme Donka Gërvallen e ka vlerësuar për performancë të dobët.