“Vlerësohet historike kualifikimi në Botëror me Kombëtaren U18 në hendboll”

Federata e Hendbollit të Kosovës, vajzat U18 është kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror "Kina 2024". Rrugëtimi i tyre i radhës do të jetë në Kinë.Kosova mundi në finale Nigerinë, 22:16

Federata e Hendbollit të Kosovës, vajzat U18 është kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror “Kina 2024”. Rrugëtimi i tyre i radhës do të jetë në Kinë. Kosova mundi në finale Nigerinë, 22:16.

Për të diskutuar detajet më të hollësishme për fitoren e fundit dhe kualifikimin e Përfaqësueses së Hendbollit të Kosovës, të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” janë Edi Kolgeci, anëtar i Federatës së Hendbollit, Arona Krasniqi, hendbolliste dhe Albina Pllana, hendbolliste.

Për kualifikimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, hendbollistja Albina Pllana ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës është nisur me qëllimin e fitores dhe ia arritën atë duke shtuar se çdo sportist ëndërron kualifikimin në botëror.

Pllana shtoi se “Ndjenjë e paparashikuar për të përfaqësuar Kosovën në Kampionat Botëror”.

“Emocionet kanë qenë të shumta, lojërat kanë qenë të vështira. U nisëm me qellimin për të fituar dhe për të bërë Kosovën krenare. Ia arritëm qëllimit. Loja e finales ka qenë lojë me shumë emocion dhe më e vështirë qoftë fizikisht e mentalisht. Por bashkimi na bëri me fitore. Kemi arrit me shkru histori. Në Kampionatin Botëror është ndjenjë shumë e mirë për të u kualifikuar. Ëndërr e çdo sportisti kualifimi në botëror.  Jemi të gëzuara që jemi pjesë e kombëtares së Kosovës.”, tha Albina Pllana.

“Dita e ndeshjeve zakonisht në Kombëtaren e Kosovës është një ditë me pak stres e gëzim. Kemi afër këngë kushtuar lirisë, personat që kanë luftuar, Dita e fokuar për atë ndeshje. Besa-Besë është kënga që i përcjellë vazhdimisht lojtaret në garderobë. Vajzat që luftojnë për Kosovën kanë shpirt patriotik”, ka thënë Pllana.

Hendbollistja, Arona Krasniqi tha se “ndjenjë shumë e mirë me e pa Kosovën në një vend më lartë dhe me e pa valitjen e flamurit të Kosovës, në një vend si Tashkenti i  Uzbekistani”.

Ndërsa, anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edi Kolgeci ka thënë se Hendbolli është njëri nga sportet që ka arritur të ngriti flamurin e Kosovës në shtete që nuk e njohin pavarësinë e saj.

“Si sport i kolektivit sporti i Hendbollit deri tani ka arritur të ngriti flamurin në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, në Spanjë  në kategorinë U20, Kampionant Botëror. Tani edhe në Uzbekistan, por edhe në Kinë pritet të përfaqësojnë Kosovën”, shtoi Kolgeci.

Kolgeci ka shtuar se së bashku me ndihmën e Institucioneve ka filluar pilotprojekt për zhvillimin e hendbollit në shkollat e vendit.

“Viti 2024-të  do të jetë viti i hendbollit.  Kombëtarja e Hendbollit, seniorët do të takohen me Poloninë. Seniorët në shtator do të marrin pjesë në kualifikime të Botërorit. Gjatë muajit korrik, do të organizohen dy kampionate evropiane në prishtinë, gjatë muajit Korrik dhe Gusht,. Pjesëmarrës do të jenë 20 shtete të ndryshme të botës”, theksoi Kolgeci.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika