Vlerësohet se ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor s’do ketë efekt në siguri

Ka kaluar në shqyrtim të dytë shqyrtimi i dytë të Projektligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Gjersa Ministri i Infrastrukturës përmend se ligji aktual ka zbraztësira ligjore, njohës të komunikacionit vlerësojnë se ashpërsimi i dispozitave nuk do jetë zgjidhja për siguri më të vogël në trafik

Ilustrim

Projektligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor mori miratimin përfundimtar të deputetëve të enjten.

Lajmit i është gëzuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Nëpërmjet këtij ligji përcaktohen rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor dhe meqenëse Ligji Aktual ka zbraztësira ligjore si në aspektin e harmonizimit me AQUIS të BE-së, si në ato të Konventave Ndërkombëtare, si Konventa e Gjenevës (1945) dhe Vjenës (1968) për Trafikun Rrugor”.

Gjersa numëron ndryshimet të cilat i konsideron të domosdoshme përmes projektligjit të ri, vihet re se disa masa janë ashpërsuar.

Sa i përket gjobave me të holla, me ligjin aktual, shuma e gjobës që shqipton polici në vendin e shkaktimit të kundërvajtjes, arrin deri në 60 euro, kurse rastet me vlera më të të larta të gjobave procedohen në gjykatë. (foto: ligji vjetër)

Ndërkaq, me ligjin e ri, për të njëjtin veprim gjoba arrin deri në 500 euro për personin fizik dhe 1000 për atë juridik. (foto:ligji i ri)

Mirëpo, sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, masat e ashpërsuara nuk do të sjellin siguri në trafik.

“Unë sugjeroj ministrin të shkojë me masa edukative, krijimin e institucioneve përkatëse që do merreshin edhe pas marrjes së patentë shoferit, masa edukative sigurisht se është poligoni i sigurisë pastaj edhe institucionet përkatëse për drejtuesit e automjetit që heqin dy pikë si shkak i alokoholit ose drejtimit të automjetit me shpejtësi mbi dhe të krijohen institucione të tjera ku ata do merren me masa edukative”.

Gjatë vitit 2023, sipas të dhënave të Policisë, janë shkaktuar mbi 21 mijë aksidente, 88 prej të cilave me fatalitet.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika