Fatbardh Latifi është larguar nga skuadra e Trepçës ’89, derisa karrieren do ta vazhdoj në Shqipëri.
Futbollisti kosovar është prezantuar te skuadra e KF Vllaznia.
Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
”KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin qendror Fatbardh Latifi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë me kontratë 1+1 vjeçare.Latifi vjen pas paraqitjeve të mira në futbollin e Kosovës dhe transferimi i tij realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet KF Vllaznia dhe klubit Trepça ’89.I urojmë Fatbardhit shumë suksese me fanellën kuqeblu dhe sa më shumë arritje në rrugëtimin e tij me Vllazninë!”, thuhet në njoftimin e klubit shqiptar.