Vlora Çitaku e PDK-së është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës me 90 vota për.
Çitaku ishte kandidatja e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për këtë pozitë dhe ishte e vetmja nënkryetare që nuk ishte zgjedhur në seancën e kaluar, kur u zgjodhën nënkryetarët e tjerë të Kuvendit.
Moszgjedhja e saj kishte ardhur pasi PDK-ja i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vlerësim lidhur me ligjshmërinë e konstituimit të Kuvendit pas skadimit të afateve kushtetuese.
Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Kuvendi është konstituuar, ndërsa konstatoi se Qeveria e Kosovës është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën.
LEXO EDHE: