Vlora Hyseni nis betejën me drejtësinë, kërkon lirimin nga arresti shtëpiak

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni, ka nisur betejën me drejtësinë dhe kërkon të lirohet nga arresti shtëpiak.

Përmes avokatit të saj, ajo ka paraqitur ankim në Apelin e Posaçëm, duke kundërshtuar masën e sigurisë të konfirmuar më 24 shtator, kur u përball në seancë me pretendimet e prokurorisë. Hyseni dyshohet për veprat penale të “zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” dhe “përkrahjes së autorit të krimit”.

Kujtojmë se emri i saj doli gjatë hetimeve për dosjen e biznesmenit Ergys Agasi, lidhur me tenderët e AKSHI-t. Sipas SPAK-ut, Hyseni dhe Agasi kanë pasur komunikime të vazhdueshme, edhe gjatë dy muajve kur biznesmeni ishte shpallur në kërkim.

Sipas dosjes hetimore, nga fundi i qershorit deri një ditë përpara arrestimit të Agasit, mes tyre rezultojnë të jenë zhvilluar 70 biseda telefonike. Prokuroria pretendon gjithashtu se ka zbuluar komunikime në të cilat Hyseni i komunikonte se do takonte kryeministrin apo përfaqësues të shteteve të huaja.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar edhe nëntë dokumente, të cilat dyshohet se kanë dalë nga Shërbimi Informativ i Shtetit. Në seancën gjatë së cilës u konfirmua masa e sigurisë, ish-drejtoresha e SHISH-it i mohoi akuzat e ngritura ndaj saj.

Pas njoftimit zyrtar të SPAK-ut për akuzat, u bë publik edhe shkarkimi i Hysenit nga detyra. Në drejtimin e përkohshëm të SHISH-it u komandua Elvis Lila, i cili mori pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj./A2CNN

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika