Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës, shoqërohet drejt Shqipërisë

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës.

Hyseni është futur në territorin e Kosoves në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë dhe siç raportojnë mediat në Shqipëri, nga kjo pikë Vlora Hyseni u shoqërua drejt Shqipërisë.

Vlora Hyseni, është zyrtarisht në hetim nga SPAK, e pezulluar nga detyra dhe e detyruar të izolohet në shtëpi.

Me kërkesë të dy prokurorëve që po hetojnë dosjen “AKSHI” Gjykata e Posaçme urdhëroi këto masa sigurie, pas dyshimeve se teksa qëndronte në kupolën e shërbimit inteligjent ka konsumuar dy vepra penale, “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit”.

Kujtojmë se sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri me dije nga New Jorku se ka shkarkuar Vlora Hysenin nga drejtimi i SHISH-it pas veprimeve dhe akuzave të drejtësisë për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

 

Të fundit nga rubrika