Vokrri: Grupet kriminale në veri janë në panik, u është ndaluar haraqi e kontrabanda

Zëvendësministri i MAPL-së, Arbër Vokrri, ka thënë se grupet kriminale në veri po ndihen në panik

Arber Vokrri, MAPL

Zëvendësministri i MAPL-së, Arbër Vokrri, ka thënë se djegia e lokaleve të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, mund të jetë bërë nga njerëz të lidhur me Listën Serbe.

Vokrri në “Five” tha se kjo nuk është hera e parë që grupet kriminale i kërcënojnë qytetarët serbë të veriut në këtë mënyrë.

“Kjo që i ndodhi zonjës, zëvendëskryetares së Zveçanit është vetëm krimi i radhës i cili është bërë nga mbështetësit e LS nëse jo nga anëtarët. Kjo vjen pas një ndëshkimit që iu bë zv. kryetares së M. së veriut, Katarina Gjanqit, familjes së saj në Kralevë iu bllokua biznesi. Në Leposaviq, kryesuesit të Kuvendit iu kishte djegur vetura. Pra këto i kanë bërë mbetjet e strukturave të veriut, organizatave terroriste, brigada e veriut”, tha ai.

Ai tha se grupet kriminale në veri ndihen në panik, për shkak se nuk kanë mundësi më të merren me haraq e me kontrabandë me narkotikë.

“Këta ndihen në panik për shumë arsye, po i përmendi dy, njëra që i është cunguar mundësia e operimit për t’i menaxhuar bizneset ilegale, haraqin, kontrabandën e narkotikëve, dhe e dyta që vetë serbët ndihen më komod të largimit të strukturave paralele dhe shtimit të sigurisë për ta. Kjo e vë në panik këdo që rreshtohet në anën e gabuar”, tha ai.

Vokrri theksoi se institucionet e drejtësisë në Kosovë duhet të jenë më aktive “në dhënien e verdiktit për kriminelët që qarkullojnë në veri”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika