Vokrri largohet nga objekti komunal i Leposaviqit pas nëntë ditë qëndrimi mbyllur
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është larguar nga objekti komunal pas nëntë ditë qëndrimi mbyllur. Largimin nga komuna e ka konfirmuar vetë ai, me anë të një postimi në Facebook. “Dita e nëntë dhe e fundit e imja në Komunën e Leposaviqit”, ka thënë ai. Vokrri ka thënë se me kryetarin Hetemi […]
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është larguar nga objekti komunal pas nëntë ditë qëndrimi mbyllur.
Largimin nga komuna e ka konfirmuar vetë ai, me anë të një postimi në Facebook.
“Dita e nëntë dhe e fundit e imja në Komunën e Leposaviqit”, ka thënë ai.
Vokrri ka thënë se me kryetarin Hetemi është përshëndetur me “emocione të përziera”, derisa e cilësoi atë si “burrë stoik”.
“Erdhi moment më u largu dhe me emocione të përziera u përshëndeta me kryetarin Lulzim Hetemi, një burrë stoik që motivoj me vazhdu deri në fund dhe me e kry misionin faqebardhë”.















