Vokrri: Qeveria s’ka qasje diskriminuese në mes kryetarëve të LVV-së dhe PDK-së në veri

Zëvendësministri në MAPL, Arbër Vokrri, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka qasje diskriminuese apo dallim në mes të komunave që udhëhiqen nga kryetarët e LVV-së në krahasim me dy kryetarët e PDK-së

Arber Vokrri, MAPL

Zëvendësministri në MAPL, Arbër Vokrri, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk bënë dallimin në mes të kryetarëve në veri.

Ai në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria ka ndarë fonde shtesë për t’i ndihmuar këto komuna në shërbim të qytetarëve.

Ndërkaq, Vokrri njoftoi se edhe kryetarët e PDK-së tashmë po vendosen nëpër zyrat e tyre.

“Kjo po ndodhë, ka pasur një vonesë për arsye mbase e din shumica e publikut, kryesisht ka qenë në kohët e fundit të natyrës teknike administrative më shumë se sa të natyrës politike. Për një pjesë të publikut te ne por edhe te faktorit ndërkombëtar është nevojitur një qartësi shtesë se qytetarët serbë janë të interesuar që të integrohen dhe kjo u dëshmua edhe me abstenimin që e pati iniciuar Lista Serbe, ai dështoi dhe tani gjithçka është e qartë. Këto komuna do të konsolidohen deri në funksionalizim të plotë dhe kryetarët aktualë do ta vazhdojnë mandatin e tyre deri në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta”, tha ai.

“Nuk ka ndonjë dallim në interesimin e Qeverisë për t’i ndihmuar këta kryetarë dhe këto komuna. Nuk kemi qasje diskriminuese apo dallim në mes të komunave që udhëhiqen nga kryetarët e LVV-së në krahasim me dy kryetarët e PDK-së”, shtoi Vokrri.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka nisur punën në objektin e Komunës në Zveçan.

Deri më tani, Peci e ka kryer detyrën e kryetarit nga një zyrë alternative.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika