Vokrri: Rreth 2 mijë kontrata kolektive janë përgatitur nga Lista Serbe për serbët në veri

"Jemi në një farë gare me shtetin serb atje, Lista Serbe, që i bie Beogradi, ka filluar me të madhe me bë kontrata punë të përhershme me qytetarët serbë"

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Abër Vokrri, ka thënë se rreth 2 mijë kontrata kolektive janë përgatitur gjatë javëve të fundit nga Lista Serbe për qytetarët në veri të vendit.

Vokrri ka theksuar se në pjesën veriore të Kosovës janë “në një farë gare” me shtetin serb.

“Jemi në një farë gare me shtetin serb atje, Lista Serbe, që i bie Beogradi, ka filluar me të madhe me bë kontrata punë të përhershme me qytetarët serbë. Javëve të fundit rreth 2 mijë. Këtë informatë e kam nga serbët atje, që janë përgatitë 2 mijë kontrata, a janë nënshkruar të gjitha është diçka tjetër. Ai është volumi i punësimeve që kanë planifikuar në këto javë. Një pjesë e qytetarëve natyrisht që do të joshen”, ka thënë Vokrri në “Debat Plus”.

Vokrri ka paralajmëruar se në një të ardhme të afërt do të ketë një parti serbe, që do të sfidojë Listën Serbe.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika