Volejbolliste dhe gjeodete – si e ndan Anita Xhemshiti dashurinë mes profesioneve?

E ftuar në emisionin “Pasdita Sportive”, Anita Xhemshiti ka folur për karrierën e saj në volejboll, të cilën e ka filluar në vendlindje, Lipjan, ku ka luajtur për 16 vite

E ftuar në emisionin “Pasdita Sportive” me Ndrec Gjonaj dhe Ardit Lipa në Radio Dukagjini, volejbollistja dhe gjeodetja, Anita Xhemshiti

Anita Xhemshiti ka ndarë jetën e saj në dy pjesë, të dyja të rëndësishme për të, por edhe një gërshëtim ndoshta i padëgjuar më parë.

Tash e 23 vjet ajo merret me volejboll, që e cilëson si dashurinë e parë dhe të përjetshme.

Mirëpo edhe profesionin tjetër që ka, gjeodezinë e mban shumë për zemër.

E ftuar në emisionin “Pasdita Sportive” me Ndrec Gjonaj dhe Ardit Lipa në Radio Dukagjini, Xhemshiti foli për karrierën e saj në volejboll, të cilën e ka filluar në vendlindje, Lipjan, ku ka luajtur për 16 vite.

Pas kësaj pason transferimi në Ferizaj ku ka luajtur për dy vjet, pastaj në Prishtinë tek skuadra e Mabetexit për t’u rikthyer në Ferizaj, në skuadrën “Fair Volley” ku ka qëndruar deri tash, dhe me të cilën ka arritur të bëhet nënkampione e superligës së Kosovës.

Xhemshiti tani është lojtare e lirë, por ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e saj.

Një gjë është e sigurt, ajo nuk do të largohet nga volejbolli.

Sipas saj, pas pensionimit si lojtare, ajo do të vazhdojë karrierën si trajnere e këtij sporti.

Megjithatë, ajo është shprehur e pakënaqur me situatën në volejbollin kosovar në veçanti dhe në sportin kosovar në përgjithësi.

Volejbollistja deklaron se pa u larguar familjarizmi në sport, sporti kosovar nuk do të përparojë.

Si zgjidhje ajo ka potencuar faktin se duhet të angazhohen sa më shumë trajnerë ndërkombëtarë në sportin kosovar, pasi për shumë vite ka ngecje.

Megjithëse vjen nga një familje sportistësh, babain basketbollist për shumë vite, tani hapave të tij edhe vëllai i vogël i saj, ajo thotë se sportin nuk e kishte imponim.

Megjithatë, këtë nuk mund ta thotë për gjeodezinë, pasi e vlerëson se e kishte një lloj imponimi nga babai i saj, i cili po ashtu është gjeodet.

Nga ky imponim, Xhemshiti nuk është ndarë e zhgënyer, pasi tani thotë se e do dhe e bën me shumë dëshirë profesionin e saj të dytë, atë të gjeodetes.

Megjithëse e vlerëson si profesion të vështirë dhe sfidues, sidomos për femra, duke cekur gjithashtu që ka shumë pak femra gjeodete, ajo ka inkurajuar të gjitha femrat ta zgjedhin gjeodezinë si profesion, duke deklaruar se me një drejtim të tillë je shef i vetvetës, si dhe përfitimet janë mjaft të mira.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika