Von Cramon: Kurti e Vuçiq të kthehen në tryezën e negociatave, s’ka tjetër alternativë

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon





Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, teksa e ka komentuar mosarritjen e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, u ka bërë thirrje të dy palëve që të kthehen në tryezën e negociatave.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Von Cramon, ka thënë se nuk ka tjetër alternativë, ngase siç thotë ajo, arritja e një kompromisi kërkon vullnet politik dhe udhëheqje të guximshme për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

“Arritja e një kompromisi kërkon vullnet politik dhe udhëheqje të guximshme për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Prandaj i bëj thirrje të dyja palëve të kthehen në tryezën e negociatave, pasi nuk ka alternativë ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja i lehtësuar nga Miroslav Lajçak”, ka shkruar ajo.

“Më vjen thellësisht keq që sot nuk kishte interes të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së. Shumë gjëra janë në rrezik, duke përfshirë integrimin tashmë të arritur në Kosovën e Veriut”.

Sipas saj, në kohët e luftës, gjëja e fundit “që na duhet është një përshkallëzim në oborrin tonë të brendshëm”.

Çka u diskutua në Bruksel, kryeministria jep detaje nga takimi Kurti-Vuçiq





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika