Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës. Sipas von Cramon-it  zgjedhja de jure nuk garanton automatikisht legjitimitetin dhe qeverisjen efektive.

Më tej von Cramon ka theksuar nevojën për të ndërmarrë masa të matura për të rritur besimin mes qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës.

“Duhet ta pranojë se është situatë e vështirë dhe e tensionuar. Kemi parë shumë automjete të armatosura, forca të armatosura dhe unë nuk e di nëse kjo është ide e mirë, në këtë situatë që të hyjnë me forcë kryetarët e zgjedhur në ndërtesat e komunave”, ka thënë ajo në një video në Twitter.

“Edhe nëse jeni zgjedhur de jure, nuk do të thotë se keni forcë legjitime dhe qeverisje të mirë për të hyrë realisht në këto ndërtesa. Duhet të mendojmë për të gjetur zgjidhje një mënyrë të qëndrueshme të ndërtimit të besimit me qytetarët në veri të Kosovës”, ka qenë thirrja Viola von Cramon.

My message from the #Mitrovica #bridge to everyone across #Kosovo pic.twitter.com/4NA82NgsiK

— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) May 28, 2023