Von Cramon: Na duhet Serbi demokratike, e jo të merremi me qetësimin e Vuçiqit

"Megjithatë, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte për: mangësitë e Serbisë në sundim të ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë. Na duhet Serbi demokratike, e jo të merremi më tutje me qetësimin e Vuçiqit”, ka shkruar Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka përshëndetur deklaratat e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në lidhje me raportin Kosovë – Serbi, e cila dje në vizitën e saj në të dyja këto vendet përmendi se “Serbia duhet ta njohë de-facto Kosovën”.

Von Cramon, përmes një postimi në X, ka thënë se nga BE-ja duhet një balancim dhe qartësi për Serbinë në lidhje me sundimin e ligjit në Serbi, lirinë e medias dhe demokracinë.

Sipas saj, duhet të ketë një Serbi demokratike dhe jo vazhdimësi të qetësimit të Vuçiqit.

“Mirëpres qartësinë nga Von der Leyen mbi marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën. Megjithatë, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte për:mangësitë e Serbisë në sundim të ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë. Na duhet Serbi demokratike, e jo të merremi më tutje me qetësimin e Vuçiqit”, ka shkruar Von Cramon.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika