Von Cramon: Orientimi i politikës së jashtme serbe, i ndarë midis integrimit në BE dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë
“Orientimi i politikës së jashtme të Serbisë është i ndarë midis një mimike të integrimit në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë”, këtë e ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Më tej, ajo ka thënë se në Serbi ka rritje të nacionalizmit dhe të korrupsionit e krimit të […]
“Orientimi i politikës së jashtme të Serbisë është i ndarë midis një mimike të integrimit në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë”, këtë e ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Më tej, ajo ka thënë se në Serbi ka rritje të nacionalizmit dhe të korrupsionit e krimit të organizuar.
“Nacionalizmi, korrupsioni dhe krimi i organizuar ndërkufitar kanë qenë në rritje të vazhdueshme”, ka thënë Von Cramon
Ajo ka përfunduar duke shtuar se “marrëdhëniet rajonale [të Serbisë] u tensionuan me Kosovën, çështja arriti në një ngërç”.
“Nationalism, corruption & organized cross-border crime have been on a steady rise. Regional relations got strained, 🇽🇰issue reached an impasse, and Serbia’s foreign policy orientation is torn between a mimicry of the 🇪🇺integration &close ties with 🇷🇺.“ https://t.co/WKARlqw4OR
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) October 15, 2023















