Von Cramon për targat: Është mirë të shtyhet vendimi, por e kuptoj Qeverinë nëse nuk e bën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se do të ishte mirë nëse Qeveria e shtyn afatin e zbatimit të vendimit për targa, por ka theksuar se e kupton palën kosovare edhe nëse nuk e bën një gjë të tillë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.





Kërkesën e emisarëve ndërkombëtarë nga ShBA dhe Evropa për shtyrjen e zbatimit të vendimit për kthimin e targave të automjeteve nga ato ilegale në RKS, e ka cilësuar të arsyeshme, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Gjatë një vizite të saj në Kosovë, Cramon ka thënë se po ashtu e kupton edhe Qeverinë e Kosovës, e cila thotë se nuk ka nevojë që ai vendim të shtyhet edhe më tej.

Raportuesja për Kosovën vendimin e ka quajtur legjitim, por ka bërë thirrje që të shmangen tensionet.

Ka argumente të mira për ta shtyrë vendimin, por e kuptoj edhe Qeverinë e Kosovës, se kjo po shtyhet shumë, dhe në një moment duhet ta zbatojmë atë që kemi thënë 11 vjet më parë”, ka thënë ajo.

Ajo i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të tregohet kreative në implementimin e marrëveshjes për targa, në mënyrë që të mos ketë hapësirë për provokime që do të çonin në eskalim të situatës.

“Askush nuk ka interesim për ndonjë provokim. Edhe nëse ju përmbahemi 31 tetorit që ta kemi një fazë duhet të mendojmë në mënyrë kreative që ta zbatojmë vendimin e ri. Duhet të mendoni, çfarë gjobash do ti jepni atyre që nuk i ndryshojnë targat”, ka thënë ajo

“E di që Lajcak dhe Escobar po kërkojnë shtyrje, është arsye e mirë, mendoj që shtyrja do ta lehtësonte gjendjen. Por e kuptoj edhe qeverinë e Kosovës që duan ta vazhdojnë”, ka vijuar Cramon.

Presidentja nuk ndërron mendje për targat, afati nuk do të shtyhet

Përkundër kërkesës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar, për shtyrjen e afatit për zbatimin e marrëveshjes për targa për 10 muaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka ndërruar qëndrim në lidhje me këtë çështje.

Këtë, presidentja e Kosovës e ka bërë të ditur në një konferencë për media, teksa ka theksuar se një çështje e tillë ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Presidentja Osmani nuk ka ndërruar qëndrim. Përgjigjen e ka dhënë vetë Escobar dhe tregoi vetë që nuk e ka marrë, nuk është çështja që nuk pajtohemi me partnerët rreth qëllimeve për paqe dhe stabilitet. Kjo është çështje e sundimit të ligjit dhe për krim të organizuar”, ka thënë ajo.

Shtyrja edhe më tej e këtij vendimi, sipas presidentes Osmani, do të thotë tolerim, siç i ka quajtur, bandave kriminale në veri të Kosovës, të cilat sipas saj dirigjohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Afati i fundit për zbatimin e vendimit për targa fillimisht ishte caktuar 30 shtatori, por të gjithë ata banorë të Kosovës nga komuniteti serb që kanë vetura me targa “KM”, “PZ”, “GL”, “PR”, për t’i kthyer në targat RKS do të kenë afat deri më 31 tetor.





Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika