Von Cramon: Samiti BE-Ballkan Perëndimor ishte dështim i plotë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka qenë një dështim i plotë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur dështim të plotë samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Ky samit BE-Ballkan Perëndimor ka qenë një dështim i plotë”, ka deklaruar ajo në postimin e saj në rrejtin social Twitter.

Sipas saj, mosmarrja e asnjë veprimi pozitiv për shtetet e Ballkanit i sjell gëzim vetëm Rusisë dhe presidnetit rus Vladimir Putinit.

Po ashtu, ajo ka thënë se mosmarrja e veprimeve të pritura për Kosovën, Shqipërinë, Maqedonin e Veriut dhe Bosnjen, dërgon sinjale katasrtofike, dhe se sipas saj asnjë shteti që udhëtuan në Bruksel nuk iu është dhënë asgjë.

“Ky samit BE-Ballkan Perëndimor ka qenë një dështim i plotë. Dërgon sinjal katastrofik. Është vetëm një njeri i lumtur nga kjo situatë dhe ai ulet në Kremlin. U thanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë vendeve, dhe s’u dhanë asgjë, për asgjë. Bosnja s’e mori statusin e kandidatit, edhe më keq Shqipëria e Maqedonia e Veriut s’nisën negociatat e pranimit dhe Kosova s’mori liberalizimin e vizave”, ka shkruar ajo në Twitter.

Von Cramon kërkon nga Kosova strategji për energjinë e ripërtëritshme

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika