Von Cramon: Serbia t’i lirojë kosovarët e bllokuar, të ndalojë së turpëruari veten

"Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lë udhëtarët të kalojnë kufirin. Liria e lëvizjes për të gjithë duhet të sigurohet, pa diskriminim në baza kombësie" ka shkruar Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon në konferencë për media

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas bllokimit të autobusëve kosovarë nga Serbia në kufirin me Kroacinë e me Hungarinë.

Ajo ka thënë se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari vetën dhe menjëherë t’i lë qytetarët e Kosovës të kalojnë kufirin.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari vetën dhe menjëherë t’i lë udhëtarët të kalojnë kufirin. Liria e lëvizjes për të gjithë duhet të sigurohet, pa diskriminim në baza kombësie” ka shkruar Von Cramon në “X”.

Që nga orët e vona të së martës, qindra qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi në pikë kalimin me Kroacinë.

Fatmir Haxholli nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka thënë se kjo ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se qytetarët e Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë dhe tek vendkalimi kufitar te Dheu i Bardhë, të njëjtit nuk po lejohen as të lëvizin përpara e as të kthehen pas.

Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas”, ka njoftuar MPJD.

Në njoftim thuhet se të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale dhe ato të autobusëve, derisa disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.

Kosova njofton QUINT-in për bllokimin e kosovarëve në kufijtë e Serbisë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika