Von Cramon: Shpresoj t’i shoh nënshkrimet e Kurtit e Vuçiqit në marrëveshje javën e ardhshme në Ohër

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Kosova dhe Serbia e kanë një shans të madh më datën 18 mars për ta bërë një hap të madh drejt integrimeve evropiane.

Tutje, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka thënë se dëshiron t’i shohë nënshkrimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, në propozimin evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet nën marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër”, është shprehur Von Cramon.

“Do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet,” ka shkruar ajo në Twitter.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika