Von Cramon takon zyrtaren e Evropa Nostra-s, diskutojnë për Manastirin e Deçanit

Raportuesja e Kosovës në PE, Viola von Cramon dhe zyrtarja e organizatës Evropa Nostra, Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, janë takuar pas rekomandimit që manastiri duhet të ruhet 24 orë

Manastiri i Deçanit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka takuar drejtuesen e Sekretariatit Ndërkombëtar të organizatës Evropa Nostra, Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, me të cilën ka biseduar për Manastirin e Deçanit.

Sneška Quaedvlieg-Mihailovic ka qenë pjesë e delegacionit të kësaj organizate, i cili ka vizituar Kosovën javën e kaluar, duke insistuar që Manastiri i Deçanit duhet të jetë nën mbikëqyrje 24 orë nga KFOR-i.

Von Cramon ka thënë se ka pasur takim të hapur dhe produktiv me Sekretaren e Përgjithshme të Europa Nostra-s, me fokus të veçantë në Manastirin e Deçanit.

“Takim i hapur dhe produktiv me Sekretaren Gjenerale të Europa Nostra, mbi nevojën për të përmirësuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të rrezikuar në Evropë, me fokus të veçantë në Manastirin e Deçanit dhe trashëgiminë kulturore të shkatërruar në Ukrainë”, ka thënë Von Cramon.

Delegacioni i organizatës që merret me trashëgiminë kulturore në Evropë, Evropa Nostra, e ka listuar Manastirin e Deçanit në 7 monumentet më të rrezikuara në Evropë për vitin 2021.

Këtë e kanë kundërshtuar institucionet e Kosovës, me arsyetimin se në asnjë rrethanë Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar.

Por, Evropa Nostra, pas përfundimit të vizitës kanë lëshuar një komunikatë ku kanë insistuar që objekti fetar ortodoks i shekullit të 14-të të ruhet 24/7 nga trupat e KFOR-it.

“Për shkak të sfidave komplekse të sigurisë, Manastiri duhet të vazhdojë të ruhet 24/7 nga trupat e KFOR-it, siç ka konfirmuar edhe komandanti i KFOR-it. Manastiri i Deçanit herë pas here ballafaqohet edhe me përpjekje të pabaza për të rishikuar identitetin kulturor dhe historik të këtij objekti të trashëgimisë fetare, tendencë e cila nuk është në përputhje me parimet evropiane dhe ndërkombëtare të interpretimit të saktë historik dhe artistik të monumenteve historike dhe objekteve të trashëgimisë”, thuhet në komunikatën e Europa Nostra.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika