Von Cramon: Të vihet në dyshim liberalizimi i vizave dhe fondet e IPA-s është absolutisht e ndaluar

Von Cramon ka thënë se është absolutisht e ndaluar që të vihet në dyshim liberalizimi i vizave dhe fondet e IPA-s

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas deklarimit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili ka thënë se të paktën tri shtete anëtare të BE-së po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Informacioni më i fundit nga diskutimet brenda BE-së. Të paktën 3 shtete anëtare të BE-së (nuk do t’i përmendim këtu) po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe visalib-it për Kosovën. Lëvizje drastike, e papranueshme, nëse shtyhen. Tani kemi nevojë për zgjidhje konkrete të paraqitura nga Kosova”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Lidhur me këtë, Von Cramon në një reagim në Twitter ka thënë se është absolutisht e ndaluar që të vihet në dyshim liberalizimi i vizave dhe fondet e IPA-s.

Ajo ka theksuar se duhet një zgjidhje urgjente për situatën politike dhe zhvillimet në veri të Kosovës.

“Këto informacione i dëgjoj për herë të parë. Unë mund të imagjinoj se kush mund të qëndrojë pas kësaj, por të vihet në dyshim VisaLib dhe fondet e IPA-s është absolutisht e ndaluar. Na duhet një zgjidhje urgjente politike për veriun”, shkroi ajo.

Parlamenti Evropian (PE) miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha.

“Fundi i një epoke. Parlamenti Evropian miratoj përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika