Von der Leyen: BE-ja duhet të përgatitet të rritet në më shumë se 30 anëtarë

Shefja e BE-së ka njoftuar një seri rishikimesh politikash për të siguruar që blloku prej 27-vendesh mund të funksionojë ende siç duhet ndërsa fton anëtarë të rinj në vitet e ardhshme

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, gjatë një fjalimi për gjendjen e BE-së, para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg më 13 shtator 2023.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se zyra që ajo drejton do të fillojë një rishikim tërësor të politikave për t’u siguruar se blloku 27 anëtarësh do të vazhdojë të funksionojë si duhet, ndërkohë që fton shtete të reja në radhët e tij në vitet e ardhshme.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shtuar se Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për zgjerim të mëtejshëm, duke e çuar numrin e shteteve në bllokur në mbi 30 anëtarë.

Duke folur të mërkurën në Parlamentin Evropian, në Strasburg të Francës, ajo ka thënë se blloku gjendet para një momenti historik.

“Dhe historia tani po na thërret ta plotësojmë bashkimin tonë. Në një botë ku disa po përpiqen të qërojnë hesape me shtete një nga një, ne nuk mund t’i braktisim evropianët tanë prapa. Në një botë ku madhësia dhe pesha kanë rëndësi, është qartazi në interesin strategjik të Evropës ta plotësojmë bashkimin tonë,” ka deklaruar Von der Leyen.

Ukraina, Moldavia dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në mesin e kandidatëve për anëtarësim.

“Duhet t’i shikojmë me kujdes gjithë politikat dhe të shohim se si mund të ndikohen ato nga zgjerimi. Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian do të fillojë të punojë për një mori rishikimesh të politikave para zgjerimit, për të parë se si institucionet tona do të punojnë, se si Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian do të punojnë. Duhet ta diskutojmë të ardhmen e buxhetit tonë. Dhe na duhet të kuptojmë se si duhet të sigurojmë përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë në një botë ku çështjet e parandalimit janë më të rëndësishme se kurrë”, është shprehur tutje ajo.

Bashkimi Evropian aktualisht dhe pa zgjerimin e radhës, e ka të vështirë të marrë disa vendime, sidomos ato që kërkojnë miratim të njëzëshëm, raporton AP.

Megjithatë, trysnia mbi Evropën po shtohet për të hapur dyert e saj përballë ndikimit keqdashës rus në Ballkanin Perëndimor.

Shumë shtete duan që anëtarësimi të realizohet deri në vitin 2030, por Von der Leyen ka theksuar se anëtarësimi duhet të bëhet në bazë të meritave.

“Anëtarësimi është në bazë meritash dhe Komisioni gjithmonë do ta mbrojë këtë parim. Duhet shumë punë dhe udhëheqje e mirë. Por, tashmë është bërë shumë përparim. Kemi parë përpjekjet e mëdha, që ka bërë Ukraina që kur i kemi dhënë statusin e kandidatit dhe kemi parë vendosmërinë e shteteve tjera kandidate për t’u reformuar. Andaj, anëtarë të nderuar, tani është koha që ne t’i përgjigjemi kësaj vendosmërie”, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian.

Fjalimi për “Gjendjen në Union” është momenti më i rëndësishëm vjetor për BE-në. Është fjalimi i përgjithshëm vjetor i presidentit të Komisionit Evropian në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe mbahet rregullisht në shtator.

Fjalimi përfshin veprime që Komisioni Evropian synon të ndërmarrë përmes legjislacionit dhe nismave të tjera deri në fund të vitit të ardhshëm.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika