Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë javën e ardhshme Ballkanin Perëndimor, ku ndër ndalesat e saj do të jetë edhe Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Olof Gill, i cili ka prezantuar agjendën e von der Leyen.
Sipas tij, të martën von der Leyen do të mbajë fjalën e hapjes në “Connecting Europe Day” në Bruksel.
Të mërkurën, pas mbledhjes së Kolegjit të Komisionerëve, ajo do të nisë vizitën në Ballkanin Perëndimor.
Ndalesën e parë do ta ketë në Tiranë, ku të enjten do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministrin Edi Rama.
Më pas, von der Leyen do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku do të takohet me presidenten në detyrë të Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pas Kosovës, ajo do të vazhdojë vizitën në Podgoricë, ku do të takohet me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović, dhe kryeministrin Milojko Spajiq.
Të premten, presidentja e Komisionit Evropian do të qëndrojë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku do të takohet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.