Zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar së të hënën e 30 tetorit, Kosovën do ta vizitojë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku kjo e fundit do të pritet në takim nga para e Kosovës.

“Në orën 13:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, thuhet në njoftimin e tyre për media.

Sipas komunikatës për media presidentja Osmani dhe presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen do ta mbajnë një konferencë për media pas takimit.

“Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë konferencë për media”, ka përfunduar Zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.