Von der Leyen nga Tirana: Familja jonë evropiane shtrihet përtej kufirit të BE-së
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë një mesazh nga Tirana në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, duke theksuar përkatësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Duke shpërndarë një fotografi të përbashkët me liderët e rajonit dhe të Bashkimit Evropian në platformën X, von der Leyen e cilësoi […]
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë një mesazh nga Tirana në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, duke theksuar përkatësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.
Duke shpërndarë një fotografi të përbashkët me liderët e rajonit dhe të Bashkimit Evropian në platformën X, von der Leyen e cilësoi këtë takim si simbolik për bashkimin dhe vlerat e përbashkëta që ndajnë vendet evropiane – pavarësisht nëse janë apo jo pjesë e BE-së.
“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet shumë përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, ka shkruar der Leyen.
📍In Tirana for the meeting of the European Political Community.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 15, 2025
It is the first one in the Western Balkans.
What a powerful symbol.
Our European family of values extends well beyond the border of the European Union.
We share a continent. And a common future. pic.twitter.com/mf7EbAwp9L















