Von der Leyen: Prishtina dhe Beogradi duhet ta shfrytëzojnë momentin në dialog e të jenë konstruktive

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit.

Ajo ka thënë se shpreson që të dyja palët të “shfrytëzojnë momentin” në dialog dhe të jenë konstruktive në bisedimet e ardhshme.

Këtë, presidentja e KE-së e ka thënë gjatë një interviste të organizuar nga Agjencia Evropiane e Lajmeve, anëtare e së cilës është meidumi serb, Tanjug, së bashku me 16 agjenci të tjera nga BE-ja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina.

Po ashtu, ajo ka diskutuar edhe për dialogun ndërmjet dy shteteve me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, dhe pyetjes se sa e rëndësishme është për procesin e zgjerimit dhe stabilitetin e Evropës që dhe Prishtina dhe Beogradi t’i normalizojnë marrëdhëniet, si dhe cilat do të jenë pasojat.

Nëse negociatat e 18 marsit në Ohër nuk sjellin rezultate, Von der Leyen është shprehur se kjo është një mundësi për të dyja palët dhe ka shprehur shpresën se ato do të jenë konstruktive.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas, më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova t’i zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Takimi i radhës mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, do të mbahet më 18 mars në Ohër.

Para vizitës në Beograd, Lajçak ka qëndruar në Kosovë më 13 dhe 14 mars, me qëllim të mbledhjes së informacionit se si do të zbatohet e ashtuquajtura Marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, për të cilën, palët kanë arritur pajtueshmëri, sipas kryediplomatit evropian, Josep Borell.

Dokumenti prej 11 nenesh – që është bërë publik nga Bashhkimi Evropian – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Më 9 mars, Lajçak ka thënë se ka pasur bisedime konstruktive dhe shumë të rëndësishme me Kurtin për zbatimin e Marrëveshjes, dhe ka shtuar se takimi i ka përmbushur pritshmëritë e tij.

Pas takimit me Kurtin, diplomati sllovak ka thënë se të dyja palët duhet të pajtohen për aneksin e zbatimit, sepse Marrëveshja nuk do të jetë ligjërisht obliguese pa të.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Tani për tani, të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale. Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika